Mourinho: Telefonatat e Casillas nuk janë punë e imja
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se vendimi i tij për të lënë në stol portierin Iker Casillas nuk ka të bëjë asgjë me kontaktin e fundit të tij me dyshen e Barcës, Xavi dhe Carles Puyol.
Casillas akuzoi Cesc Fabregas për aktrim pas rolit të tij në përleshjen e ndeshjes së dytë të Superkupës së Spanjës dhe kapiteni i Madridit kontaktoi kolegët e tij më pas për të shpjeguar veten.
Si rezultat i kësaj Mourinho u raportua se kishte vendosur ta lërë kapitenin jashtë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Galatasaray, të cilën Reali e fitoi me rezultat 2-1, duke angazhuar në vend të tij portierin e ri Antonio Adan.
“Iker mund të telefonojë këdo që dëshiron. Ky nuk është biznesi im. Adan ka nevojë të luajë. Ai është i ri dhe nuk ka luajtur asnjë minutë me ekipin e parë para se të arrijë te Real Madrid. Ne besojmë se ai ka kualitetet e nevojshme për të qenë portier i ekipit të parë së bashku me Casillas”, ka thënë Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente