Alou Diarra: Të mos e nënvleftësojmë Shqipërinë

dardanmiftari | Friday, September 02, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Francës, Alou Diarra, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij për ndeshjen e të premtes kundër Shqipërisë, të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian, Euro 2012.
Trekolorët aktualisht gjenden në krye të Grupit D me 13 pikë, ndërsa mund ta shtojnë diferencën nëse fitojnë në Tiranë. Shqipëria është e pesta në grup me tetë pikë, prandaj Franca konsiderohet favorit në këtë përballje.

“Mund të përballemi me rrezik nëse i qasemi ndeshjes në mënyrë të gabuar. Nuk duhet ta nënvleftësojmë këtë ekip, i cili ka treguar rezultate shumë të mira para tifozëve të vet”.

“Ata, po ashtu, arritën ta mposhtin Bosnjën këtu, duhet të jemi shumë të alarmuar dhe vigjilent. Nuk duhet t’ua lehtësojmë gjërat”, ka thënë Diarra.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...