Inzaghi jashtë Ligës së Kampionëve
Sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi, është lënë jashtë skuadrës prej 25 lojtarëve që do t’i përfaqësojnë Rossonerët në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi veteran ka konkurrencë të madhe në fazën e sulmit, pasi duhet të garojë kundrejt Alexandre Patos, Robinhos, Antonio Cassanos dhe Zlatan Ibrahimovicit, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur ta lë jashtë garës më të madhe evropiane për klube.
Pippo, i cili qe një dekadë bart fanellën kuqezi, është golashënuesi i dytë më i mirë në garat evropiane (pas Raul) me 70 gola të shënuar, 46 prej të cilëve i ka realizuar në Ligën e Kampionëve.
Kampioni italian gjendet në një grup me Barcelonën, BATE Borisovin dhe Viktoria Plzenin.
Category: Futboll
0 Komente