Arsenalit nuk i pengojnë shpenzimet e rivalëve
Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, thotë se ai nuk e ka problem që rivalët po shpenzojnë shumë në afatin kalimtar veror, për dallim nga Arsene Wenger që ka një mendim tjetër.
Wenger e ka quajtur shpeshherë mënyrën e shpenzimeve të Cityt dhe Arsenalit si doping financiar, por kështu nuk mendon bosi i francezit.
“Për mua, nuk po shoh asgjë të pa drejtë sa i përket pronarëve të cilët i vënë paratë e tyre në dispozicion të klubeve të tyre dhe për ne nuk ka asgjë të keqe në gjithë këtë”, theksoi Gazidis.
Category: Futboll
0 Komente