Corinthians nuk e ka në plane Tevez

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Corinthians, Edu, ka thënë se klubi i tij nuk e ka në plan transferimin e sulmuesit në largim të Manchester Cityt, Carlos Tevez.
Carlos Tevez do të largohet gjatë janarit nga Manchester City pas refuzimit për të luajtur për klubin ndaj Bayernit, ndërsa si skuadra të përfolura pos gjigantëve italianë dhe spanjollë janë edhe ata brazilianë, të cilët kanë mohuar gjithçka.

“Për momentin nuk kemi plane për ta transferuar atë. Unë po filloj të mendoj për skuadrën e re të vitit 2012 dhe kam biseduar me trajnerin për atë që na duhet, Tevez nuk u përmend”, u shpreh Edu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...