Fitojnë Gjermania, Spanja dhe Holanda

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Gjermania ka shënuar fitore në ndeshjen kryesore të ditës ndaj Turqisë në transfertë me rezultat 3-1, kurse Holanda pati vështirësi me Moldavinë, para se të ndodhte e kundërta me Spanjën që me mjaft stil mposhti Çekinë në transfertë.
Mario Gomez kaloi në epërsi gjermanët (35’) pas asistimit të Thomas Muller. Ishte pikërisht Muller ai që në pjesën e dytë dyfishoi epërsinë (66’).

Në lojë turqit i mbajti Hakan Balta (79’), kurse rezultatin përfundimtar prej 3-1 e vuri Bastian Schweinsteiger nga penaltia katër minuta pa përfunduar takimi.

Klas Jan Huntelaar e shënoi golin e vetëm të Holandës në ndeshjen ndaj Moldavisë, ku Oranje është pritur të ngadhnjejë më thellë. Sidoqoftë tulipanët nuk ishin nën presion pasi që moti kanë siguruar kualifikimin për Euro 2012.

Mata dhe Xabi Alonso ishin golashënuesit (6’ dhe 23’) në sfidën e zhvilluar në Pragë të Çekisë ku spanjollët shënuan fitore të lehtë me rezultat 2-0.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...