Franca mposht Shqipërinë

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Franca i është afruar kualifikimit në Euro 2012 pas fitores së lartë të realizuar ndaj Shqipërisë në Stade de France me rezultat 3-0.
Ajo që është pritur në Stade de France ajo edhe ndodhi – kombëtarja jonë nuk ishte në gjendje t’i bënte ballë kreativitetit të jashtëzakonshëm të Les Bleus në mesfushë.

Yohan Cabaye i ndihmoi Florent Maloudas që të shënojë golin e parë të takimit, para se Loic Remy të shënonte për 2-0 (38’) nga një kënd i vështirë, pasi Samir Nasri tejkaloi katër lojtarë në fanella kuq e zi për të bërë asistin e golit.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i francezëve, të cilët e vulosën fitoren me golin e Antoine Reveillere (67’), që shënoi në të njëjtën mënyrë sikur Loic Remy, por tani i ndihmuar nga Marvin Martin.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0, kurse Franca ka siguruar kualifikimin në njëfarë mënyre pasi ka 20 pikë në krye të tabelës, një pikë më pak se Bosnja, pa gjasa për rivalët tjerë. Tani Francës i duhet vetëm një pikë për kualifikim, që do të duhet ta fitojë ndaj Bosnjës të mërkurën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...