Kuzhe: Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar

dardanmiftari | Thursday, October 06, 2011 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare në futboll, Josip Kuzhe, thotë se pavarësisht dështimit për t’i arritur objektivat, imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar nën drejtimin e tij.
“Ne nuk donim vetëm të ishim pjesëmarrës në këto kualifikime, por edhe të rëndësishëm, të bënim rezultate më të mira, të fitonin ndeshje, të mundnim ndonjë kundërshtar të fortë si Francën, Bosnjën apo Rumaninë. Edhe një trajner mendon në mënyrë irreale ndonjëherë”, ka thënë Kuzhe, raporton Sportin Shqiptar.

“Unë nuk mund t’ju them se ëndërroja që të kualifikohesha për në evropian, por ëndërroja që të arrija rezultate të mëdha që të vlenin për të ardhmen. Në shoqërinë e futbollit do të doja të flisnin më shumë për Shqipërinë. Sepse sjellja ndaj Shqipërisë nuk është korrekte. Shikoni gjyqtarët sesi na trajtojnë. Nuk na respektojnë si vendet e tjera”.

“Megjithatë, ne kemi ndryshuar diçka, sepse e kemi lëvizur disi Shqipërinë në renditjen e FIFA-s, por edhe në publicitet. Unë jetoj në Kroaci dhe njerëzit më flasin për Shqipërinë. Kjo më bën të lumtur, por do të isha akoma më i lumtur nëse gjithandej do të flisnin kështu”, ka shtuar kroati.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...