Mertesacker: Kam problem komunikimin

dardanmiftari | Thursday, October 06, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi gjerman i Arsenalit, Per Mertesacker ka deklaruar se po ka vështirësi të mëdha për të komunikuar në gjuhën angleze me bashkëlojtarët e tij.
“Unë po kam ende probleme me komunikimin, por duke parë rrethanat, kjo ishte e pa shmangshme. Për shkak të vonesës së transferimit, unë pak bëra për ta përgatitur veten”.

“Unë jashtë Gjermanisë kam qenë vetëm një muaj dhe prandaj është e vështirë për mua që të adaptohem me klimën. Anglinë nuk mund ta quaj ende shtëpi timen. Unë ende nuk kam shtëpi, nuk kam banesë timen. Por, ndihem në duar të mira këtu te Arsenali”, u shpreh ish-mbrojtësi i Werder Bremenit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...