Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

BATE ndal Milanin (VIDEO)

Skuadra e Milanit nuk ka arritur të shënojë fitore si mysafir i BATE Borisovit. Takimi i zhvilluar në Stadyen Dynama në Minsk ka përfunduar me rezultat 1-1.
Rossonerët kaluan të parët në epërsi me anë të Zlatan Ibrahimovicit, i cili pranoi një krosim të ulët të Robinhos, për të realizuar golin e mysafirëve (22’).

Mirëpo, ndërhyrjen e Abates në Artyom Kontsevoin, arbitri e ndëshkoi me penalti, dhe i saktë nga pika e bardhë ishte Renan Bressan (55’) për t’ia siguruar një pikë të artë skuadrës së tij.

Milani aktualisht gjendet në krye të Grupit H me një pikë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon si mysafir i Viktoria Plzen.