Kaka, Marcelo e Arbeloa mungojnë ndaj Lyonit
Treshja e Real Madridit, Marcelo, Kaka dhe Alvaro Arbeloa, do të mungojnë në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Lyonit që zhvillohet të mërkurën mbrëma.
Klubi ka konfirmuar se lojtarët po vuajnë nga probleme të vogla muskulore, ashtu që nuk do të udhëtojnë në Francë për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për Grupin D.
Ndërkohë, Esteban Granero dhe Raul Albiol janë rikuperuar dhe janë pjesë e skuadrës që do të përballet ndaj Lyonit.
Category: Futboll
0 Komente