Carvalho mungon në El Clasico

dardanmiftari | Saturday, December 10, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho mund të jetë i kënaqur me lojtarët në dispozicion, pasi do të mungojë vetëm mbrojtësi portugez Ricardo Carvalho.
Carvalho shpresoi të jetë i gatshëm në kohë për El Clasicon, por portugezi ende nuk iu është rikthyer stërvitjeve pas lëndimit në gjurin e djathtë.

Alvaro Arbeloa është i vetmi pos Carvalhos që do të ketë probleme të vogla fizike para ndeshjes të së shtunës, por mbrojtësi do të jetë në dispozicion.

El Clasico zhvillohet të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 22:00.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...