Arnolin: Reali superior për Barcën

dardanmiftari | Saturday, December 10, 2011 | 1 Komente

Mbrojtësi i Sporting Gijon, Gregory Arnolin mendon se Real Madridi është superior për Barcelonën në këtë moment dhe sheh Los Blancos si triumfues në derbin më të madh të planetit.
“Tani për tani është Real Madridi superior, pa kurrfarë diskutimi. Është njëjtë për mua, Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Ne duhet të kujtohemi se Real Madridi për momentin është superior, kjo falë financave”.

“Po ju jap një shembull. Ndaj nesh, Higuain doli nga loja dhe Benzema hyri në lojë. Ozil u largua për Kakan. Te Barcelona, nëse David Villa largohet, atëherë Isaac Cuenca hyn në lojë”, u shpreh Arnolin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...