Kaka: Mund të përmirësohemi

dardanmiftari | Saturday, December 10, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Kaka ka thënë se ai beson që ekipi i tij mund të përmirësohet, përkundër formës së jashtëzakonshme me të cilën Los Blancos do të hyjnë në El Clasico.
“Ekipi është tashmë shumë i mirë. Sidoqoftë, mendoj se ne mund të bëhemi edhe më të mirë dhe të zhvillohemi edhe më shumë. Ne jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë me punën e mirë. Ne po mendojmë për Clasicon, por nuk flasim për këtë. Do të jetë ndeshje e madhe, por nuk është koha e duhur për të folur për këtë sfidë”.

“Të tjerët gjithnjë i japin kësaj ndeshje shumë vëmendje dhe e bëjnë shumë të madhe. Ne do të lejojmë të tjerët të besojnë në madhështinë, por vet nuk duam të përfshihemi”, tha Kaka.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...