Butragueno: Ky është momenti për Realin

dardanmiftari | Saturday, December 10, 2011 | 0 Komente

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno ka deklaruar se ky është momenti më i mirë për Real Madridin që ta mposhtë Barcelonën, para El Clasicos që zhvillohet të shtunën mbrëma.
“Sigurisht, fitorja është ajo që të gjithë e duan. Sidoqoftë, nuk do të jetë ndeshje e lehtë pasi Barcelona ka ekip të mrekullueshëm. Ne po hyjmë në këtë takim me formë të shkëlqyer dhe me shumë opsione”.

“Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe ndeshja e të shtunës është testi i përkryer për ne që të shohim ku qëndrojmë. Vitin e kaluar situatat kontestuese kanë ndryshuar marrëdhëniet mes Real Madridit dhe Barcelonës. Por, presidentët kanë marrëdhënie të mira”, u shpreh Butragueno.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...