Guardiola: Duhet të jemi të përkryer

dardanmiftari | Saturday, December 10, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është paraqitur në konferencën për shtyp para supersfidës ndaj Real Madridit që zhvillohet sonte mbrëma, duke thënë se ekipi i tij duhet të luajë në mënyrë të përkyer nëse dëshiron të fitojë.
Guardiola në konferencë foli për gjasat që ekipi i tij ka në Bernabeu, duke parashikuar në të njëjtën kohë presion të hatashëm nga Real Madridi.

“E kam përshtypjen se Reali do të bëjë presion. Kur dikush arrin këto rezultate, është normale që të luajë në mënyrë të njëjtë. Unë duhet ta bëj gati ekipin për një lojë të përkryer në mënyrë që të fitojmë”, theksoi Pep. Guardiola më pas foli edhe për atë nëse renditja tabelare do të ndikojë në këtë takim, duke e përjashtuar këtë teori, pasi mendon se faktor kyç do të jetë se cili ekip familjarizohet më shpejtë me aftësitë e ekipit kudnërshtar.

“Nuk mendoj se fakti që Reali është lider do të ketë ndikim në këtë takim. Të luash sipas renditjes tabelare nuk ka vlerë. Gjëja më e rëndësishme është të dini aftësitë dhe fuqinë e kundërshtarit, ashtu sikurse pikën e dobët. Ne duhet të jemi tentativ në lojën e tyre pozicionale, strategjinë e tyre dhe kundërsulmet”, potencoi Pep.

Strategu katalan e mbylli konferencën për shtyp duke lëvduar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, për heroizmat e bëra nga portugezi në kohën sa ishte te ish-kampioni i Evropës, Interi.

“Ne kemi luajtur ndaj një kampioni të madh atëkohë te Interi. Reali kërkon shumë nga ju dhe Mourinho është trajner shumë i përgatitur, por unë nuk jam lodhur së luajturi ndaj tyre. Ne do të luftojmë për fitore, të shohim si përfundon. Ne duhet të jemi fluidë dhe funksional. Nuk do të jetë e lehtë, sepse ata janë ekip i shpejtë, që ju detyron të ktheheni në mbrojtje dhe t’i shkoni pas”, përfundoi Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...