Augusto: Gjermania më e mirë se Brazili

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Braziliani i Bayer Leverkusenit, Renato Augusto, beson se Gjermania është skuadër më e mirë se përfaqësuesja e Brazilit, ndërsa pohon se Bastian Schweinsteiger do të përshtatej me lehtësi në formacionin e Selecaos.
“Në të kaluarën, lojtarët gjermanë vetëm vraponin dhe luftonin. Tash ata luajnë një futboll të bukur teknikisht. Bundesliga është një nga ligat më të forta në botë!”.

“Në Brazil është thënë se skuadra e Gjermanisë është një nga më të mirat në botë. Ata madje aktualisht janë më të mirë se Brazili”, ka thënë ai për The Express.

I pyetur se cili lojtar gjerman do të zinte menjëherë vend në formacionin bazë të Brazilit, ai Augusto ka thënë: “Bastian Schweinsteiger! Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...