Maxwell: Kam mundur të qëndroj te Barca
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Maxwell, mendon se qëndrimi te Barcelona do të kishte qenë opsioni më i sigurt në karrierën e tij.
Javë më parë, braziliani 30-vjeçar iu bashkua PSG-së, duke qenë se kishte mbetur nën hijen e Eric Abidal gjatë qëndrimit në Camp Nou.
“Gjëja më e lehtë do të ishte qëndrimi. Këtu unë prisja një sfidë. Është një mundësi e shkëlqyer, PSG kanë një hapësirë të madhe për t’u zhvilluar”, ka theksuar Maxwell për Le Parisien.
Ai konsideron se mbrojtësi i majtë më i mirë në botë aktualisht është, pikërisht, Eric Abidal.
Category: Futboll
0 Komente