Caparros: Na mungoi fati ndaj Realit
Trajneri i Mallorcas, Joaquin Caparros, është shprehur i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij ndaj Real Madridit, por theksoi se ekipit të tij i mungoi fati.
“Ne kemi merituar së paku një barazim, por ju e dini se unë meritat i shikoj në bazë të rezultateve dhe kështu ndaj Realit, nuk patëm fat”.
“Ne i kemi qëndruar gati Realit, që luftoi për fitore dhe ishte e vështirë të mbanim tërë presionin gjatë gjithë takimit”, theksoi Caparros.
Category: Futboll
0 Komente