Maradona shtrihet në spital
Legjenda argjentinase, Diego Maradona, është shtrirë në spital- ka thënë një zëdhënës i klubit Al Wasl.
Maradona, i cili aktualisht ushtron punën e trajnerit, kishte shkuar të dielën për një kontroll në një spital në Dubai, ndërsa është diagnostikuar me gurë në veshkë.
51-vjeçari është mbajtur për mbikëqyrje, ndërsa më vonë është njoftuar se ai do t’i nënshtrohet operacionit.
“Ai është ankuar për dhimbje këtë mëngjes (e diel). Prandaj është dërguar në një spital privat në Dubai këtë pasdite. Ai do të operohet mbrëmjen e sotme, ndërsa pritet që të lëshohet nesër (e hënë)”, ka thënë zëdhënësi i Al Wasl.
Category: Futboll
0 Komente