Ferguson: Pa panik

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se nuk ka nevojë për panik pas disfatës prej 3-0 nga Newcastle, ndërsa skocezi shton se ka skuadrën për t’u rikthyer pas dy humbjeve radhazi.
“Nuk është koha për të bërë panik. Ne kemi përvojë për ta menaxhuar këtë. Të humbasësh një ndeshje në këtë kohë të vitit, ju nuk e dëshironi, por kjo ndodh dhe keni parë rezultatet së fundmi”.

“Por, sigurisht, ne duhet të tregojmë se kush jemi gjatë marsit apo prillit”, tha Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...