Mourinho të largojë Ronaldon dhe Kakan?

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Është kjo hipoteza për të cilën flasin mediat sportive spanjolle, pasi besohet se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është tejet i nevrikosur me futbollistët yje të ekipit, Cristiano Ronaldon dhe Kakan.
Sport shkruan se Mourniho është tejet i zhgënjyer me mënyrën se si futbollistët e tij kanë udhëtuar anëembanë botës për pushime dhe nuk kanë qëndruar në shtëpi.

Marrëdhëniet me Kakan besohet të jenë në pikën më të ulët të mundur, me lojtarin që vazhdimisht po kërkon largimin nga klubi për minutazh më të madh. Dalja e Nuri Sahinit në skenë dhe forma e Mesut Ozil ka bërë që Kaka të mos jetë i nevojshëm për Mourinhon.

Në ndërkohë, marrëdhëna e trajnerit portugez me Cristiano Ronaldon po ashtu po bëhet tejet e ngrirë. Mourinho dështoi të mbronte Ronaldon pas vërshëllimave në El Clasico nga tifozët madrilen dhe madje agjenti i tyre, Jorge Mendes, duket i pa fuqishëm për të ndaluar një prishje të mëtutjeshme të relacioneve.

Mendohet se gjithçka do të zbulohet publikisht në rast se Real Madridi nuk arrin të fitojë ndonjë trofe të madh këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...