Guardiola i ka shpenzuar Realit 460 milionë euro

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Konkurrimi i vazhdueshëm me Barcelonën e Pep Guardiolas i ka kushtuar Real Madridit 460 milionë euro.
Sport raporton se gjatë kohës që Blaugranët i ka udhëhequr Guardiola, Los Blancos kanë ndërruar presidentin, tre trajnerë dhe kanë shpenzuar një shumë marramendëse prej 460 milionë eurosh në transferime.

Nga ana tjetër, në skuadrën e Pep, Barcelona ka investuar 292 milionë euro, plus 25 milionë në bonuse.

Ndërsa të mos flasim për sukseset, ku Barca e Pep Guardiolas është e paarritshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...