Amauri mezi pret kalimin te Fiorentina
Sulmuesi i Juventusit, Amauri, ka deklaruar se dëshiron që të luajë futboll, prandaj shpreson që të realizohet sa më shpejtë kalimi i tij te Fiorentina.
31-vjeçari nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Bianconerëve këtë sezon dhe kjo ka bërë që të kërkojë një klub tjetër për të luajtur.
Nga ana tjetër, pas shitjes së Alberto Gilardino te Genoa, Viola është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa Amauri konsiderohet si zëvendësim i denjë i tij.
“Shpresoj që marrëveshja të arrihet shpejtë. Po stërvitem shumë dhe pres të transferohem sa më shpejtë; dy klubet po flasin për këtë”, citon Corriere dello Sport fjalët e Amaurit.
Category: Futboll
0 Komente