Ferguson: Solskjaer do të bëhet trajner i suksesshëm

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Ole Gunnar Solskjaer i ka të gjitha cilësitë që të ketë sukses si trajner. Kështu mendon dikur trajneri i tij te Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Ish-sulmuesi norvegjez bëri emër në Old Trafford me 126 gola në 366 paraqitje, duke përfshirë edhe fitoren e famshme ndaj Bayern Munichut në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1999.

Pas pensionimit si futbollist, ai është treguar i suksesshëm edhe si menaxher, fillimisht me rezervat e Unitedit, pastaj me skuadrën norvegjeze Molde, me të cilën e fitoi titullin e parë kampional të këtij klubi në sezonin debutues.

“Ole gjithmonë ka dashur të qëndrojë te loja, prandaj që nga një moshë më e re është përgatitur për të qëndruar te futbolli si trajner ose si menaxher, që është aktualisht. Prandaj ai i ka dhënë vetes më shumë shanse sesa të tjerët (futbollistë që bëhen menaxherë)”, ka shpjeguar Ferguson.

Sipas Sir Alex, 38-vjeçari ka cilësi dhe organizim pune për t’u bërë mjaft i suksesshëm në të ardhmen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...