Mancini kërkon De Rossin në janar

dardanmiftari | Monday, January 02, 2012 | 0 Komente

Manchester City raportohet se është afër arritjes së një marrëveshje për yllin e Romës, Daniele de Rossi.
The Sun shkruan se mesfushori 28-vjeçar është cak i kamotshëm i trajnerit të Cityt, Roberto Mancini, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të transferuar italianin.
De Rossi, i cili kaloi gjithë karrierën te Roma, do të jetë pa kontratë gjatë verës dhe klubi italian mund të vendosë ta shesë tash, nëse nuk dëshiron që ai të largohet pa asnjë fitim në fund të sezonit.
Mancini ka nevojë për një mbulesë të mesfushorit Yaya Toure, i cili do të jetë në Kupën Afrikane të Kombeve me Bregun e Fildishtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...