Wenger: Viti i kaluar, më i vështiri në karrierë
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se viti 2011 ishte ndër vitet më të vështira në karrierën e tij si menaxher futbolli.
“Nuk e kam ditur se do të jemi në top katërshe në fund të vitit. Unë e kam ndjerë, së pari, ndaljen e krizës. Me krizë, unë mendoj nivelin e besimit që kishte rënë aq shumë. Por, unë isha me besim sepse kemi pasur shpirt të mirë”.
“Unë e kam ditur po ashtu se duhet të luajmë edhe në Ligën e Kampionëve dhe kështu u rikthyem. Kur shikoj prapa, nuk ishte viti më i lehtë në karrierën time. Unë kam pasur disa vite të vështira, por viti 2011 ishtë më i vështiri për mua”, tha francezi.
Category: Futboll
0 Komente