Maradona: Ndjehem mirë
Legjenda argjentinase, Diego Maradona, i ka siguruar fansat e tij se ndjehet mirë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjike për largimin e gurëve në veshka.
Trajneri i Al Wasl u operua në Dubai, ndërsa vetëm një ditë më pas u lëshua nga spitali për t’u riaftësuar në shtëpi.
“Ju them të gjithë atyre që më duan, jam mirë, po ia kaloj mirë si trajner në Dubai”, u ka thënë Maradona gazetarëve.
Category: Futboll
0 Komente