Ibra ta mbyllë karrierën te Milani

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola, ka deklaruar se klienti i tij dëshiron ta përfundojë karrierën në San Siro.
Raiola ka heshtur spekulimet pas humbjes së derbit ndaj Interit, të cilat thoshin se boshnjaku me pasaportë suedeze mund të largohet nga Rossonerët.

“Ai dëshiron ta përfundojë karrierën te Milani, sepse ai është mirë dhe ka raporte të mira me klubin”, ka thënë agjenti për Sky Sport 1.

Duke folur për mundësinë e transferimit të Carlos Tevez te Milani, Raiola është shprehur se Ibra gjithmonë dëshiron lojtarë të fortë rreth vetes, në mënyrë që të fitojë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...