PSG nuk ka bërë ofertë për Tevez

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi të martën se Paris Saint-German dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e Carlos Tevez, për një shumë prej 29 milion eurosh dhe tetë milionë të tjera në formë bonusesh.
Sipas njoftimit, argjentinasi së shpejti duhej të udhëtonte për në Paris për të arritur marrëveshje personale dhe të kalonte ekzaminimet mjekësore.

Mirëpo, zëdhënësi i Cityt i ka mohuar këto spekulime duke thënë se ‘pasanikët’ nuk kanë marrë ofertë nga PSG.

“Nuk është e vërtetë. Manchester City nuk ka marrë ofertë nga PSG për shërbimet e Carlos Tevez”, ka thënë ai.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...