Abramovich shkriu 1 miliard te Chelsea
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, besohet të ketë shpenzuar hiç më pak se 1 miliard funte për përmirësimin e skuadrës londineze që prej se e mori atë në dorë.
Vetëm pak orë para mbylljes së afatit kalimtar dimëror dhe teksa ekipi i Andres Villas Boas po pësonte fiasko te Swansea, ishin zbuluar lajme tjera të këqija për Blutë – një humbje e madhe financiare prej rreth 67.7 milionë eurosh. Sidoqoftë, për drejtuesit londinez pozitive konsiderohen fitimet prej 222 milionë eurosh gjatë vitit të kaluar.
Dhe kur të merret parasysh se borxhi total i Chelseat është hiç më pak se 340 milionë euro, atëherë nëse Abramovich borxhin e klubit e bart në emrin e tij, atëherë kjo do të thotë se ai ka shpenzuar as më pak se as më shumë se 970 milionë funte për klubin londinez.
Chelsea përkundër shpenzimeve të mëdha nuk ka arritur ende ta fitojë Ligën e Kampionëve, një synim afatgjatë ky nga pronari rus, i cili me sa duket do të shkrijë ende pasurinë e tij derisa t’ia arrijë qëllimit.
Category: Futboll
0 Komente