Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

FIFA shqyrton zëvëndësimin e katërt

FIFA ka zbuluar se është duke e shqyrtuar mundësinë e lejimit të një zëvëndësimi të katërt gjatë vazhdimeve në një ndeshje, ndërsa vendimi mbi këtë çështje pritet të merret muajin e ardhshëm.
Bordi i FIFA-s është duke shikuar që të mbrojë lojtarët nga lëndimet dhe kështu të mbahet cilësia e futbollit deri në minutën e 120-të.

“FIFA task force për futboll 2014, komiteti mjekësor dhe komiteti futbollistik përkrahin idenë për të mbajtur në nivel cilësinë e futbollit, duke shtuar edhe një zëvëndësim gjatë vazhdimeve të një ndeshje”, shkruan në komunikatën e FIFA-s.

Një takim pritet të mbahet në Angli më 3 mars për të diskutuar nëse ky ndryshim do të implementohet.