Shaqiri 1-3 Messi (VIDEO)

dardanmiftari | Wednesday, February 29, 2012 | 0 Komente

Argjentina ka mposhtur me vështirësi me rezultat 3-1 përfaqësuesen e Zvicrës, ku shkëlqyen yjet e ekipeve, Lionel Messi dhe Xherdan Shaqiri.

Argjentina në fillim dominoi, por as zvicëranët nuk u s’prapsën por sulmuan portën kundërshtare. Lionel Messi hapi serinë e golave në minutën e 20-të duke shënuar për 1-0 që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, në skenë doli shqiptari fantastik, Xherdan Shaqiri që nga afërsia la pa gjasa portierin kundërshtar për të barazuar në 1-1 (50’).

Dhe kur të gjithë menduan se Shaqiri dhe Xhaka ishin pranë një suksesi të jashtëzakonshëm, fjalën e kishte ‘më i madhi në vend’. Lionel Messi shënoi golin e dytë me asistimin e dytë të Agueros për 2-1 (88’) para se në minutat shtesë të realizojë nga penaltia për 3-1.

Në ndeshjen tjetër miqësore, Suedia mposhti Kroacinë me rezultat 3-1, ku shënoi ylli Rossoner, Zlatan Ibrahimovic (13’) dhe ku luajti 15 minutat e fundit edhe sulmuesi shqiptar Emir Bajrami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...