Terry nuk do ta largojë shiritin e kapitenit
Kapiteni i Anglishë, John Terry, nuk do ta heqë shiritin e kapitenit të Anglisë, përkundër faktit se e pret proces gjyqësor për abuzim racist ndaj mbrojtësit të QPR-së, Anton Ferdinand.
BBC raporton se Terry refuzon të largojë shiritin e kapitenit dhe se ai do të luajë pa problem në Kampionatin Evropian, Euro 2012, pasi procesi gjyqësor është shtyrë për 9 korrik.
“Ai nuk do të dorëhiqet nga roli i kapitenit. Ai është i sigurtë për pa fajësinë e tij dhe kështu ndjen se do të ishte gabim të bënte kështu”, theksoi Terry.
Category: Futboll
0 Komente