Arteta: Shpirti na nxorri nga kriza

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Mesfushoroi i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lëvduar shpirtin e treguar nga klubi londinez që pas ardhjes së tij dhe thotë se pritjet e tij janë tejkaluar.

“Të jem i sinqertë vërtet jam befasuar me shpirtin që kam parë këtu kur kam ardhur. Ne ishim shumë të fortë mentalisht edhe kur kishim rezultate jo të mira. Është një gjë në të cilën mund të mbështetemi, sepse nëse ju filloni të fajësoni njëri-tjetrin dhe të flisni për njëri-tjetrin atëherë kjo nuk është mirë”.

“Ky grup gjithmonë ka qenë optimist, menaxheri gjithmonë ka qenë pozitiv me lojtarët dhe ne besuam në vete. Ne kemi talentin, ne dimë se kemi aftësinë për të fituar ndeshje dhe shpeshherë është thjeshtë barashpesha në besim. Tani kemi gjithë atë që na nevoitet për të pasur sukses”, ka thënë Arteta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...