Ailton optimist për sfidën ndaj Realit

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i APOEL-it, Ailton, mezi pret ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ku braziliani shpreson që ekipi çipriot të arrijë të nxjerrë një rezultat pozitiv.

“Ne nuk e dimë çfarë të presim, por jam mjaft optimist. Le të shohim çfarë do të ndodhë në fushë. Është 11 kundër 11 dhe gjyqtari është i pari që vë topin në lojë. Kjo është ndeshje historike për APOEL-in. Jo vetëm pse po luajmë ndaj një ekipi prestigjioz si Real Madridi, por për shkak se jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Sigurisht, jemi larg gjysmëfinales, por një barazim në ndeshjen e parë do të ishte i mjaftueshëm për ne. Nëse pësoni disfatë nga një ekip si Real Madridi, edhe në atë rast mund ta lëshoni fushën kryelart”, ka deklaruar Ailton.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...