Nuk dihet çfarë ka Pato

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Koordinatori i stafit mjekësor te Milani, Jean Pierre Meersseman, ka pranuar se ai dhe kolegët e tij nuk janë të sigurtë se çfarë në të vërtetë nuk është në rregull me sulmuesin e lënduar, Alexandre Pato.

Braziliani është prekur nga lëndimet në gju këtë sezon dhe tashmë është nisur drejt SHBA-ve për t’u takuar me profesor Frederick Carrick në Universitetin Marietta me shpresë se mjeku i famshëm mund të gjejë zgjidhjen për problemet e vazhdueshme muskulore të brazilianit.

“Ne nuk po kërkojmë mrekullinë. Ne thjeshtë duam të shohim nëse është diçka që ne nuk e kemi kuptuar. Disa përgjigje ne kemi, por ka edhe shumë gjëra tjera që nuk i dimë. Nuk e di nëse kjo vizitë do të na ndihmojë, por për stafin mjekësor të Milanit, problemet e Patos janë misterioze. Natyrisht, diçka ka ndodhur, por sakt çka unë nuk e kam as idenë”, ka thënë Meersseman për La Repubblica.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...