Bayerni monitoron Huntelaar

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar, ka tërhequr vëmendjen e gjigantit gjerman, Bayernit të Munichut, pas performancave të jashtëzakonshme me klubin nga Veltins Arena këtë sezon.

Huntelaar ka shënuar 40 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat për Schalken dhe forma e tij fantastike sigurisht se ka rënë në syrin e bavarezëve, të cilët kanë filluar tratativat e para me holandezin.

Schalke mund të mos jetë e interesuar për të shitur ish-sulmuesin e Milanit, por Bayerni është duke e menduar një ofertë prej 20 milionë eurosh për ta transferuar reprezentuesin holandez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...