Garcia: Mund ta eliminojmë Chelsean

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Benficas, Javi Garcia, është i bindur se Benfica mund ta eliminojë edhe Chelsean nga Liga e Kampionëve, pasi të njëjtën gjë klubi portugez e bëri me Manchester Unitedin në fazën grupore.

“Këtë vit ne tashmë e kemi eliminuar Manchester Unitedin në fazën grupore, para se të eliminonim Zenitin. Të shohim nëse mund të vazhdojmë me rezultatet pozitive ndaj klubeve angleze në çerekfinale”.

“Shorti i Ligës së Kampionëve nuk ishte i keq për Benfican. Synimi jonë ishte që të mos takohemi me Barcelonën, Realin apo Bayernin dhe të gjithë i kemi shmangur. Jemi të fortë dhe besoj se mund të kualifikohemi në gjysmëfinale për t’u përballur me më të mëdhenjt”, ka deklaruar Garcia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...