Chelsea mund të ketë sezon të suksesshëm

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, mendon se Blutë akoma mund të kenë një sezon të suksesshëm, përkundër shkarkimit të Andre Villas-Boas.

Italiani do ta drejtojë klubin londinez deri në fund të sezonit aktual, ndërsa sfidën e parë do ta ketë kundër Birmingham Cityt në kuadër të FA Cup.

Veç Kupës FA, trajnerit të ri i mbetet që të luftojë për pozitën e katërt në tabelën e Ligës Premier dhe të tentojë përmbysjen e rezultatit të Napolit prej 3-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Obligimi ynë është që të vazhdojmë përpara dhe të përpiqemi të marrim rezultatet që na duhen në Kampionat, në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën FA, në mënyrë që të kemi një sezon të mirë”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...