Chelsea vështirë se mund ta zë vendin e katërt

dardanmiftari | Sunday, March 25, 2012 | 0 Komente

Pas barazimit pa gola ndaj Tottenhamit, trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka deklaruar se skuadra e tij vështirë se do të mund ta zë vendin e katërt këtë sezon.

“Do të jetë vështirë. Mirëpo, që nga dita kur u angazhova, mendoj se e kemi ditur se do të jetë një punë e vështirë”.

“Janë edhe tetë ndeshje për t’u luajtur dhe ne do të mundohemi të fitojmë sa më shumë që mundemi, në mënyrë që të përpiqemi ta zëmë vendin e katërt”, ka deklaruar italiani për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...