Silva nuk luan ndaj Barcelonës

dardanmiftari | Sunday, March 25, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës- ka deklaruar trajneri Massimiliano Allegri.

Braziliani u lëndua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit, dhe është pritur që të pushonte në derbin ndaj Romës, mirëpo ai u angazhua dhe pas vetëm dhjetë minutash doli nga loja.

“Thiago Silva ka një problem me muskulin fleksor dhe nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia duke shtuar se kishte rrezikuar me angazhimin e tij ndaj Romës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...