Reali i kthehet 'zanatit' të vjetër

dardanmiftari | Saturday, March 24, 2012 | 0 Komente

Pas dy barazimeve radhazi, Real Madridi i është kthyer fitores duke mposhtur Real Sociedadin me rezultat 5-1 në Santiago Bernabeu.

Nuk zgjati shumë nga fillimi i ndeshjes (6’) dhe Gonzalo Higuain i kaloi vendasit ne epërsi pasi pranoi një top nga Karim Benzema.Pas një pasimi të bukur të Kaka, Cristiano Ronaldo shënoi golin e 100-të në La Liga (32’) pas 92 ndeshjesh duke thyer kështu rekordin e Ferenc Puskas.

Karim Benzema realizoi një gol të bukur për ta trefishuar epërsinë e Los Blancos (40’), ndërsa Xabi Prieto shënoi golin që rezultoi i nderit për mysafirët (41’).Në minutat e para të gjysmës së dytë (49’), Benzema shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Të njëjtën gjë e bëri edhe Cristiano Ronaldo disa minuta më vonë (56’), ndërsa asisti ishte i Gonzalo Higuan.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ruan diferencën prej gjashtë pikë nga Barcelona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...