Di Matteo i kënaqur me Torres
Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka folur me mjaft kënaqësi për performancat e fundit të shfaqura nga Fernando Torres, duke thënë se ‘El Nino’ po rikthehet në formë.
“Ne jemi të kënaqur që Torres po luan mirë. Ai është lojtar shumë i mirë dhe lojtar ekipor. Unë kam tetuar të flas me të gjithë lojtarët e mi dhe t’u jap besim për të luajtur sa më mirë”.
“Fernando duket se tani ka filluar të luajë mirë. Ai është lojtar i lumtur përp momentin, por të gjithë lojtarët kanë nevojë për vëmendje, jo vetëm ai”, është shprehur Di Matteo.
Category: Futboll
0 Komente