Juventusi i fortë në derbi (VIDEO)
Zonja e Vjetër ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Interit në Derby d’Italia që u zhvillua të dielën mbrëma në Juventus Stadium.
Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë mjaft dinamike, të cilën e dominoi skuadra vendase.
Ndërkohë që mysafirët patën disa raste mjaft të rrezikshme shënimi. Sidoqoftë, ekipet shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes. Në minutat e para të gjysmës së dytë, rra paksa tempi i lojës dhe skuadrat ishin më të kujdesshme.
Mirëpo, pas një harkimi nga këndi të Andrea Pirlos, Martin Caceres kërceu më lartë në zonë dhe e mposhti Cesarin (57’).
Që nga momenti i shënimit të golit, Bianconerët e morën sërish lojën në dorë dhe filluan të krijonin raste të volitshme për të shënuar.Një pasim të mirë të Arturo Vidal e shfrytëzoi Alessandro Del Piero për t’i dhënë fund dilemës për fituesin (71’).
Pas kësaj fitoreje, Juventusi gjendet katër pikë prapa Milanit dhe vazhdon të qëndrojë në garë për titull.
Category: Futboll
0 Komente