Wenger: Me Podolskin do ta fitojmë titullin

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se skuadra e tij është e aftë ta fitojë Ligën Premier sezonin e ardhshëm, kur të ketë në përbërje lojtarë të klasit botëror, si Lukas Podolski.

“Mendoj se ne kemi pasur dy periudha të dobëta këtë sezon dhe ju mund t’ia lejoni vetes vetëm një. E kam ditur që në 17 gusht se ne nuk mund t’i lejojmë vetes periudha të dobëta më, andaj kur kjo ndodhi në janar, ishte shumë vështirë”.

“Nëse shikoni në rrethanat e dështimit të dytë, kjo ishte për faktin se ne nuk kishim mbrojtës. Që nga tetori, që kur ekipi u stabilizua, ne nuk jemi shumë keq. Man City e ka pasur të kundërtën; ata kanë filluar në mënyrën në të cilën ne jemi tash. Është vështirë për secilin ta ruajë këtë”.

“Po [ne jemi të interesuar për Podolskin], pasi ne duam të shtojmë disa sulmues, pasi shumë herë njerëzit thonë se ne varemi shumë nga Van Persie, që është e vërtetë, por nëse ne mund të gjejmë lojtarë të klasit botëror, do të luftojmë për titull”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...