Platini: Barca – Real, një finale e ëndrrave

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, ka deklaruar se një finale në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, do të ishte një ndeshje impresive.

Barcelona është me një këmbë në gjysmëfinale pasi mposhti Bayer Leverkusen me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë, derisa Madrid nxori vetëm një barazim 1-1 në fushë të CKSA Moskës në ndeshjen e parë. Megjithatë dy gjigantët spanjoll shihen si favoritët kryesor për ta fituar garën evropiane.

“Kush do të jetë në finale? Ka edhe klube angleze dhe italiane... Nuk e di se kush do të luajë, por një ndeshje në mes Madrid dhe Barcelonës do të ishte një finale e mrekullueshme”, ka thënë Platini për Canal +.

Platini po ashtu ka folur për garën për titull të Spanjës, duke thënë se diferenca prej dhjetë pikësh e Los Blancos u jep atyre një avantazh të theksuar ndaj katalanasve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...