De Laurentiis: Hamsik e Cavani nuk largohen

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, dëshiron t’i mbajë në skuadër dyshen sulmuese Edinson Cavani dhe Marek Hamsik.

Që të dy lojtarët janë lidhur me një largim në fund të këtij sezoni, me shumë klube evropiane që kanë shprehur interesim për ta.

“A kanë para klubet angleze dhe spanjolle ta blejnë Cavanin? Do të shohim. Ne së fundi kemi harxhuar shumë para në Vargas dhe presim ai të zhvillohet si lojtar”.

“Ne kemi paguar shumë për të, andaj çdokush që e dëshiron Cavanin do të duhet të bëjë një ofertë adekuate. Jo për të më respektuar mua, por atë. Ai është një lojtar vërtet i mirë i cili ndjehet i lumtur te Napoli”.

“Sa i takon Hamsik, ka pasur shumë kërkesa gjatë viteve, por ai ka kontratë me ne deri në vitin 2016”, ka thënë De Laurentiis për Sky Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...