Scolari: Chelsea ferr për menaxherët

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Ish-menaxheri i Chelseat, Luis Felipe Scolari, thotë se do të jetë “ferr” për këdo që do të pasojë Andre Villas-Boas në karrigen menaxhuese të Bluve.

Scolari, i cili tash drejton skuadrën braziliani Pameiras, nuk është i befasuar me shkarkimin e hershëm të portugezit, pasi mendon se ish-skuadra e tij është më ndryshe nga klubet tjera angleze.

“Anglia ka klube si Arsenal, ku Arsene Wenger ka qenë aty për disa vite, dhe megjithatë ka fituar dy ose tre kampionate”.

“Kultura e Chelseat është shumë më ndryshe, por kjo lëvizje është e çuditshme – edhe pse nuk është shumë e çuditshme për mua për shkak të asaj çfarë kam kaluar atje”.

“Disa gjëra dihen, si raporti me drejtorin e bordit, i cili ka raport me disa lojtarë para trajnerit. Villas-Boas ishte një kampion dhe ai do të vazhdojë të jetë. Ai duhej të zëvendësonte së paku shtatë ose tetë lojtarë, madje që kur unë isha atje, por ai dështoi. Do të jetë ferr për këdo që do të caktohet në vendin e tij”, ka thënë Scolari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...