Barcelona – Chelsea, formacionet
Barcelona do të luajë me një formacion sulmues, 3-4-3, në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.
Befasi në formacionin bazë të Blaugranëve është mungesa e Dani Alves dhe kthimi i Gerard Pique në mbrojtjen prej tre lojtarësh, ndërkohë Isaac Cuenca shoqëron Lionel Messi dhe Alexis Sanchezin në sulm.
Nga ana tjetër, Chelsea nuk ka ndryshime nga ndeshja e kaluar, dhe Didier Drogba sërish është preferuar përpara Fernando Torresit.
Formacioni bazë i Barcelonës (3-4-3): Valdes; Pique, Mascherano, Puyol; Busquets, Fabregas, Xavi, Iniesta; Alexis, Messi, Cuenca.
Banka rezervë: Pinto, Dani Alves, Thiago, Adriano, Keita, Pedro, Tello.
Formacioni bazë i Chelseat (4-3-3): Cech; Ivanovic, Cahill, Terry, Cole; Meireles, Mikel, Lampard; Ramires, Drogba, Mata.
Banka rezervë: Turnbull, Bosingwa, Essien, Malouda, Kalou, Sturridge, Torres.
Category: Futboll
0 Komente